Emërtoni këtë mal dhe fitoni 1 mijë dollarë

20/09/2013 00:00

A ju ngjason me ndonjërin që njihni ky shkëmb? Autoritetet kineze në provincën Jiujiang hapën një konkurs për përzgjedhjen e emrit më goditës për këtë pjesë të malit Lushan që është një destinacion turistik në Kinë.

Fituesi i konkursit do të shpërblehet me 1 mijë dollarë, një shumë goxha e konsiderueshme po të kihet parasysh që paga mesatare vjetore në Kinë për vitin 2012 ishte 4500 dollarë.

Në konkurs janë paraqitur qindra propozime. Autoritetet thonë se mes tyre ka emra të frymëzuar nga historia, kinematografia dhe fusha të tjera të artit si dhe emra të rëndomtë.

Ky nuk është rasti i parë që në Kinë ndërmerret një nismë e tillë. Drejtuesit vendorë e shohin si një mjet të mirë për promovimin e turizmit. Në 2010 një majë mali në parkun natyror të Zhiangjiajie në jug të vendit u ndryshua u quajt “Avatar Hallelulaj Mountain” për shkak të ngjashmërisë me “Pandorën”, planetin ku zhvillohen skenat e filmit 3D të James Cameron.

Top Channel