Çfarë po ndodh me Mojtaba Khamenein? Mediat opozitare iraniane: Mund të vdesë në çdo moment
Charlize Theron ka tërhequr vëmendjen gjatë ndalesës së fundit të turneut promovues për filmin “The Odyssey”, me një paraqitje të guximshme që u bë një nga momentet më të komentuara të modës.
Aktorja zgjodhi një kombinim të plotë nga marka Tom Ford, i dizajnuar nga drejtori kreativ Haider Ackermann, gjatë eventit të mbajtur në Seul. Ndryshe nga koleget e saj që kanë zgjedhur pamje të frymëzuara nga mitologjia greke, Theron solli një stil më të errët dhe më provokues.
Veshja përfshinte një këmishë me vija blu dhe të bardha, një fund transparent me efekt xhami, një fustan të zi me dantellë poshtë tij, geta dhe doreza lëkure të zeza. Kombinimi krijoi një pamje që disa e krahasuan me atmosferën e filmit “American Psycho” dhe personazhin Patrick Bateman, për shkak të stilit të ftohtë dhe misterioz.

Megjithatë, zgjedhja e Theron lidhet edhe me personazhin e saj në “The Odyssey”. Ajo interpreton Kalipson, nimfën e mitologjisë greke që shpëton Odiseun pas një mbytjeje dhe e mban në ishullin e saj për shtatë vite.
Vetë aktorja publikoi disa fotografi nga look-u në rrjetet sociale, duke shkruar: “Kalipso më në fund largohet nga ishulli… dhe mbërrin në Seul”.
Gjatë gjithë turneut promovues të filmit të Christopher Nolan, aktoret kryesore kanë sjellë paraqitje të frymëzuara nga bota e “The Odyssey”. Anne Hathaway, Lupita Nyong’o dhe Zendaya kanë zgjedhur veshje spektakolare me elemente që lidhen me mitologjinë, ndërsa Theron vendosi të krijojë një interpretim më modern dhe më të guximshëm.
Top Channel