Pas 21 seancave gjyqesore që zgjatën nëntë muaj, ish-gjyqtari i Gjykatës
së Durrësit Neritan Tabaku mori pafajesinë nga Dhoma Penale e Shkallës
së Parë Tiranë.

“Gjykata vendosi deklarimin të pafajshëm te shtetasit Neritan Tabaku i akuzuar për veprën penale shpërdorim detyre, pasi nuk provohet që ai ta ketë kryer këtë vepër penale”, u shpreh gjyqtari Bujar Krasniqi.

Procesi i zhvilluar ndaj ish-gjyqtarit që u kthye ne nje personazh edhe ne mbledhjet e Keshillit te Larte te Drejtesise per mos zbardhjen e dy vendimeve, njera ndaj Ilir Xhakjes dhe tjetra ndaj Jordan Findikut, pati diskutime nese kjo çeshtje ishte penale apo duhej te mjaftohej me masa administrative.

Pavaresisht se Gjykata Penale e zbardh diten e enjte vendimin, Top Channel mesoi disa fragmente se ku mbeshtet gjykata ne kete verdikt.Gjykata shprehet se e gjen te drejte pretendimin e mborjtjes se moszbardhja e vendimit brenda nje afati te arsyeshem ligjor eshte nje shkelje administrative dhe nuk mund te perbeje shkak per pergjegjesi penale.

Sipas gjykates, kjo konstatohet edhe nga praktika ku ne asnje rast, ndonese gjyqtaret jane ndeshkuar administrativisht nga Keshilli i Larte i Drejtesise per shkelje te kesaj natyre, ata nuk jane bere ndonjehere subjekt te procedimit penal.

Gjykata thkeson se nuk ka dokumente se nga gjyqtari nuk jane kryer veprime qe bien ndesh me ligjin. Gjykata rrezon edhe pretendimin tjeter te Prokurorise, e cila kembengulte se me kete ceshtje ishte demtuar imazhi i drejtesise. Gjyqtari Krasniqi replikon se ‘procesi i dhenies se drejtesise ka si qellim dhenien e nje vendimi te drejte dhe te bazuar ne ligj edhe pse ky mund te jete nje vendim qe mund te bjere ndesh me opinionin publik, pasi tjeter problem eshte imazhi, transparaneca dhe besimi i publikut tek sistemi. Sipas gjyqtarit, ne asnje moment dhenia e nje vendimi ose pjese te saj, siç eshte edhe zbardhja, nuk perbejne veper penale  thjesht dhe vetem sepse ajo bie ndesh me opinionin publik.

Top Channel