“NSA shkëmben informacione me Izraelin”

12/09/2013 04:00

Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) shkëmben vazhdimisht të dhëna sekrete të papërpunuara me Izraelin, pa kryer fillimisht kërkime për të hequr informacione rreth qytetarëve amerikanë, zbulon një dokument sekret i publikuar nga “The Guardian”, që e ka marrë atë nga spiuni Edward Snowden.

Detajet e marrëveshjes së shkëmbimit të informacioneve sekrete janë paraqitur në një memorandum mirëkuptimi mes NSA-së dhe homologëve të tyre izraelitë, që tregojnë se qeveria amerikane dorëzon komunikimet e përgjuara, ku me shumë gjasa përfshihen edhe telefonatat e email-et e qytetarëve amerikanë. Marrëveshja nuk vendos kufinj ligjorë detyrues, për përdorimin e të dhënave nga izraelitët.

Zbulimi se NSA ka rënë dakord për të shkëmbyer të dhëna sekrete të papërpunuara me një vend të huaj, bie në kundërshtim me siguritë e dhëna nga administrata e Obamës, se ekzistojnë masa mbrojtëse të ashpra për të mbrojtur privatësinë e shtetasve amerikanë të përfshirë nga përgjimet.

Komuniteti i inteligjencës e quan këtë proces “minimizim”, por memorandumi e bën të qartë se informacioni i shkëmbyer me izraelitët ndodhet në një gjendje të pa-minimizuar.

Marrëveshja u arrit në parim në mars të vitit 2009, sipas memorandumit pa datë, që parashtron rregullat bazë për shkëmbimin e inteligjencës.

Memorandumi prej 5 faqesh, cilëson një marrëveshje mes agjencive të SHBA-ve dhe Izraelit “që ka të bëjë me mbrojtjen e shtetasve amerikanë”, duke theksuar vazhdimisht të drejtat kushtetuese të amerikanëve për privatësi dhe nevojën e stafit të inteligjencës izraelite për të respektuar këto të drejta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA