SPAK dërgon për gjykim tre të pandehur për korrupsion aktiv dhe pasiv gjatë zgjedhjeve në Lezhë
Asgjesohet një parcele me 40 rrënjë kanabis stativa në Skrapar. Seksioni
kundër narkotikëve në bashkëpunim me komisariatin e policisë Skrapar
deklaroi finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Vala”, nga ku
rezultoi fillimi i proçedimit penal në gjendje të lirë në ngarkim të
shtetasit Shefqet Tarellari, 77 vjeç, nga Komuna Vendreshë si dhe u
shpallën në kërkim 2 persona te tjere.
Sipas policise proçedimi penal në ngarkim të shtetasve të mësipërm filloi për arsye se gjatë monitorimit ajror me helikopter është konstatuar një parcele e mbjellë me bimë narkotike që dyshohet se i përkiste shtatasve të mësipërm.
Menjëhërë nga strukturat e Seksionit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, u organizua puna dhe brenda një kohë të shkurtër u arrit lokalizimi i saktë i vendodhjes së parcelës me bimë nartkotike, si dhe nderhyrja për asgjesimin e saj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 431 gramë lëndë narkotike marijuanë si dhe u asgjesuan me djegie 40 rrënjë.
Top Channel