Pllakatë në kujtim të viktimave të diktaturës

03/09/2013 00:00

Pjesëtarë të Shoqates së ish të Përndjekurve Politikë, familjarë e miq
të personave që vuajtën në diktaturë, mes tyre edhe Ministri i Kulturës
Visar Zhiti, një ish i përndjekur politik gjithashtu, janë mbledhur në
ambientet e jashtme të burgut 302 në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, ku
përuruan vendosjen e një pllake përkujtimore në nderim të kujtimit të të
gjithë atyre që vuajten pasojat e komunizmit.

Kryetari i Shoqates se te Perndjekurve Tanush Kaso, si nje prej organizatoreve per vendosjen e kesaj pllake u shpreh se nga ky burg jane derguar drejt kampeve te pushkatimit me qindra njerez te pafajshem.

“Shpirtrat e tyre ende sot vazhdojnë të kërkojnë drejtësi. Bijtë dhe bijat e tyre, edhe sot nuk janë rehabilituar dhe integruar plotësisht në shoqërinë shqiptare. Vrasësit e tyre, ende sot nuk kanë kërkuar falje. Kjo pllakë përkujtimore, e vendosur sot mbi burgun e vjetër të Tiranës do të vazhdojë të flasë dhe të thotë: Njerëz mos harroni! Kjo pllakë le të shërbejë edhe si kujtesë për drejtuesit e shtetit shqiptar për zbatimin pa hezim të të gjitha konventave ndërkombëtare mbi liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe mbi të gjitha, për të vendosur detyrimet morale që shteti ka ndaj shtresës së ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë të Shqipërisë”, tha Kaso.

Ministri Zhiti, nga ana e tij, tha se kjo pllake megjithese e thjeshte, ka lidhje me kujtesen dhe ndergjegjjen kombetare.

“Pllaka të tilla, të gjithë kemi në kujtesë, por duke u shtuar rrugëve tona, shërbejnë për të kujtuar të keqen në mënyrë që jo të përsëritet ajo, jo të krijojmë revansh, por të kujtojmë për të bërë më të mirën sot, për të bërë Shqipërinë e ëndërruar nga të gjithë”, tha Zhiti.

Sipas te dhenave ne arkivat e Ministrise se Brendshme, te permbledhura ne vellimin “Terrori Komunist ne Shqiperi”, gjate periudhes se diktatures ne vend kishte 23 burgje dhe 48 kampe perqendrimi. Mbi 5157 njerez u vrane dhe 9052 vdiqen ne burgje, ndersa mbi 17.900 shtetas jane burgosur, si te denuar politike ne Shqiperi gjate 46 viteve te sistemit famekeq.
 

Top Channel