Kryeministri i zgjedhur Edi Rama është angazhuar t’i ndryshojë paraqitjen shtetit shqiptar edhe në shkresat zyrtare që e përfaqësojnë atë.

Duke e vlerësuar se deri tani gjuha e përdorur në shkresat shtetërore ka qenë një deformim i shqipes letrare, Rama ka kërkuar që çdo institucion shtetëror të asistohet në formulimin e shkresave nga redaktorë të gjuhës shqipe.  

Kryeministri i zgjedhur ka kërkuar përgatitjen e një konkursi për 24 redaktorë të gjuhës shqipe. Mësohet se në kryeminstri dhe në çdo ministri do të vendoset nga një redaktor për të siguruar seriozitetin e gjuhës zyrtare dhe për t’i dhënë fund masakrës së shkresave të shtetit shqiptar.

Ndërsa një ekip prej tre redaktorësh do të shërbejnë si njësi kontrolli e gjuhës së shkruar shqipe në çdo dikaster dhe agjensi. Rama ka kërkuar vendosjen e gjobave për shpërdorim letre dhe kohe për hartuesit e dokumentacionit që bëjnë gabime drejtshkrimore në shkresat zyrtare. Duke e theksuar shpesh se shteti ynë duhet të jetë i vetmi shtet në Europë ku ka një kaos të vërtetë në paraqitjen dhe në shkrimin e gjuhës, Rama beson se duhet një paraqitje dinjitoze për një shtet edhe në këtë element për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë gjendjes së rëndë të materialeve gjuhësore të dokumentacionit zyrtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA