“Luftë krimit, së bashku me Italinë”

22/08/2013 19:35

Ministri i Brendshëm i qeverisë së ardhshme, Sajmir Tahiri zhvilloi një takim pune me homologun e tij italian, Angelino Alfano.

Në përfundim të këtij takimi, Tahiri ndau në profilin e tij në “Facebook”, përshtypjet më të mira, të takimit që e konsideroi si “shumë frytdhënës” dhe si një urë e parë e një bashkëpunimi të ngushtë që të dy vendet do të ndërtojnë.

“Takim i shkelqyer dhe mjaft inspirues me Ministrin e Brendshem te Italise, Angelino Alfano. Ministri Alfano shprehu mbeshtetjen e plote per qeverine e re per marrjen e statusit te vendit kandidat ne vjeshte dhe rrugen e Shqiperise drejt integrimit europian. Alfano u angazhua personalisht per te mbeshtetur Shqiperine ne te gjitha strukturat e BE, takimet dypalshe me homologet e tij te BE si dhe mbeshtetje te plote per Shqiperine ne takimin e ardhshem te Partive Popullore Europiane”, komentoi Tahiri.

“I shpreha Ministrit Alfano shqetesimin tone per situate e sigurise publike ne vend, luften kunder krimit te organizuar dhe trafikut te qenieve njerzore dhe lendeve narkotike duke i shprehur bindjen se nje Shqiperi me te sigurt, ka efekt te menjehershem ne sigurine rajonale dhe sigurine e vete Italise. E sigurova gjithashtu per vullnetin e Kryeministrit Rama, Qeverise dhe vecanerisht te Ministrise se Brendshme per te rikonceptuar luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve si sfida te perbashketa e per ti adresuar ato me prioritet maksimal”, shtoi Tahiri.

Sipas fjalëve të Tahirit, “Ministri Alfano shprehu gatishmerine per te mbeshtetur Policine e Shtetit me ekspertize profesionale, logistike dhe infrastrukture duke fuqizuar urat e bashkepunimit dhe misionet italiane qe asistojne Policine Shqiptare sot. E konsieruam sfide te perbashket intensifikimin e luftes kunder trafiqeve me synim daljen sa me shpejt te Shqiperise nga klasifikimi “vend ne vazhgim” ne renditjen e Departamentit Amerikan te Shtetit”.

Ky takim paraprak është për Tahirin një urë e parë komunikimi me autoritetet italiane, ndërsa paralajmëroi një takim të dytë për në muajin shtator. “Konsideruam te nevojshem nje takim te dyte ne Shtator, per te rishikuar konkretisht marreveshjet dypalshe ne fushen e sigurise dhe bashkepunimit policor si dhe nje plan pune konkret qe do te diskutohet ndermjet Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Shqiptar dhe homologut italian”, përfundoi Tahiri.

Top Channel