Tiranë, rindërtohet Kopshti 39

10/08/2013 00:00

Të martën përfundoi rindërtimi i Kopshtit 39 në Tiranë. Restaurimi i tij u bë me fondet e buxhetit të Bashkisë së Tiranës.

Qëllimi kryesor i këtij investimi me vlerë prej 7,9 milion lekësh  ishte pajisja e kopshtit me sistemin e ri të ngrohjes për t’ju mundësuar 120 fëmijëve kushte optimale edhe gjatë stinës së dimrit.

Krahas rindërtimit të kopshtit është bërë edhe restaurimi i ambienteve të brendëshme të tij dhe është vendosur sistemi i mbrojtjes nga zjarri.

Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha ishte i pranishëm në ambientet e këtij kopshti të ndryshuar tërësisht ku inspektoi punimet e kryera. Zoti Basha siguroi qytetarët se këto investime të bashkisë do të vazhdojnë për të bërë të mundur pajisjen e 95 % të shkollave të Tiranës me sistemin e ngrohjes, për të arritur një standard të ri në infrastrukturen e shkollave e për t’u krijuar nxënësve kushte më të mira, ndërkohë që shtoi se ky projekt do të përfundojë brenda 2014 kur të gjitha shkollat do të jenë të pajisura me sistemin e ngrohjes dhe do të kenë kushte të standardeve europiane.    

Top Channel