Stacioni hekurudhor “nazist” i braktisur

09/08/2013 00:00

Për pak kohë ishte stacioni hekurudhor më i famshëm në botë për nga stili dhe vendi i ndërtimit, por me kalimin e viteve u la në harresë.

Bëhet fjalë për stacionin hekurudhor të vendosur në zemër të maleve Pirenei në brezin kufitar mes Spanjës dhe Francës.  I vendosur në anën spanjolle të kufirit, stacioni u hap në vitin 1928.

Në vitin 1940, pak muaj pasi kishte nisur Lufta e Dytë Botërore stacioni u shndërrua në një bazë të fortë naziste për t’u përdorur në ofensivën ndaj Francës. Për të kuptuar më shumë rëndësinë e këtij stacioni mjafton të shihet një foto e Hitlerit dhe udhëheqësit spanjoll të atyre viteve, Francisco Franko që parakalojnë bashkarisht.

Me përfundimin e luftës stacioni doli jashtë funksionit, ndërsa vite më vonë, tunelet e ndërtuar nën të, nisen të shfrytëzoheshin prej shkencëtarëve si laboratorë. Sot tre laboratorë ku shkencëtarët po mundohet të kuptojnë materien e zezë janë të vendosur në qindra metra thellësi nën tokë.

 

Paraqitje grafike e thellësisë nën sipërfaqen e tokës ku janë vendosur 3 laboratorët

Top Channel