Pasagjeret e nje treni në metronë e Nju Jorkut u shtangën kur panë një pasagjer të çuditshëm mesnatën e së mërkures; një peshkaqen mbi 1.2 metra të gjate.

Ai u gjet poshtë sediljeve, në qendër të Manhatanit.

Peshkaqeni tërhoqi vëmendjen e dhjetëra njerëzve, në stacionin e metrose të cilet nisën ta fotografonin.

Peshkaqeni, i cili peshonte rreth 5 kg u zbulua nga pasagjeret e trenit me destinacion Kuinsin.

Siç raporton “CNN”, ne gojen e tij shihej gjak, ndoshta pre e nje grepi peshkimi.

Mbetet ende e paqarte si mund te kete perfunduar ne tren. Pati dhe spekullime se shfaqja e peshkaqenit ne vende misterioze është pjese e reklames së “Discovery Channel” me titull: “Java e Peshkaqenit”.

Por, televizioni ka mohuar te jete i perfshire ne kete ndodhi. Zyrtare te “Autoritetit te Transportit në Metro” i thanë “CNN”-it se nuk kane asnje plan per te hetuar me tej perse peshkaqeni perfundoi ne tren.

Top Channel