Lidhjet afatgjata, arsyeja e mbipeshës

08/08/2013 17:20

Një anketim i realizuar nga një televizion amerikan tregoi se arsyeja kryesore përse njerëzit shtojnë në peshë, në mënyrë të habitshme është… një lidhje afatgjatë.

Madje, një lidhje afatgjatë është më e dëmshme përsa i përket kilogramëve të fituar, edhe se tolerimi që bëhet ndaj ushqimit gjatë pushimeve ose ngrënia konfortuese pas një ndarje.

Të pyetur nga televizioni, 62% e të anketuarve dëshmuan se kishin shtuar deri në 10 kilogram, madje edhe më shumë, pasi ishin martuar apo përfshirë në një lidhje serioze.

Vetëm një në katër ishte i mendimit se partneri e ka ndihmuar për të ruajtur trupin në formë ose për t’u dobësuar.

Ndonëse arsyeja përse ndodh diçka e tillë është e ndryshme nga çifti në çift, besohet se në radhë të parë, ky ndryshim lidhet me kujdesin e pakësuar që i kushtohet trupit në një lidhje serioze ose nga ndryshimi i zakoneve të të ngrënit.

Top Channel