Britanikja sjell në jetë foshnjën, thyen rekordin spanjoll

08/08/2013 01:15

Doktorët thanë se një grua britanike ka sjellë në jetë beben më të madhe të lindur ndonjëherë, në kushte naturale, në Spanjë. Foshnja peshon 6,2 kg.

Maxime Marin, 40 vjeçe, pati një lindje të pakomplikuar, siç e përshkruan doktorët, në spitalin “Marina Salud” në Denia të Alicante-s.

Nëna, e cila jeton në Spanjë së bashku me partnerin e saj kolumbian, tha se e dinte që bebja do të ishte i madh, por “jo kaq sa rezultoi në të vërtet”.

“Nuk pata nevojë për anestezi epidurale”, është cituar të ketë thënë zonja Marin. Të dy, nënë e foshnjë, raportohen të jenë në gjendje të mirë, edhe pse e sapolindura, Maria Lorena, mbetet ende nën kujdesin e post-lindjes.

Doktor Javier Rius, kreu i departamentit obstetrik-gjinekologjik të spitalit, tha: “Në karrierën time profesionale 40-vjeçare, nuk di asnjë rast të jetë sjellë në jetë një bebe e kësaj peshe, me lindje naturale. Jemi të gjithë të gëzuar me punën, që zhvilluam”.

Fëmijët e shëndoshë zakonisht sillen në jetë përmes ndërhyrjeve çezariane.

Edhe 3 fëmijët e tjerë të Maxime Marin kanë peshuar jo më pak se 4,5 kg, kur janë lindur, raporton agjencia e lajmeve AFP.

Sipas librit “Guinness” të rekordeve botërore, foshnja më i madh në botë është lindur në Anna Bates të Kanadasë, më 1879. Ai peshonte 10,5 kg, por ndërroi jetë vetëm 11 orë pas lindjes. Të dy prindërit e fëmijës ishin tepër gjigantë.

Një grua në Brazil solli në jetë një djalë me peshë 8 kg, falë ndërhyrjes çezariane në 2005. Në mars, George King u bë bebja e dytë britanike e lindur naturalisht, që peshonte plot 7 kg.

Top Channel