Drejtuesi i katedrës së psikologjisë, manjaku që vrau familjen e tij

04/08/2013 11:50

Një drejtues katedre i respektuar në Universitetin Milikin në Ilinois u zbulua nga një gazetar si vrasësi psikopat i familjes së tij, katër dekada më parë.

Zbulimi i publikuar në fundjavë në gazetën teksane “The Georgetown Advocate” tronditi jo vetëm 2 380 studentët e Departamentit të Psikologjisë e kolegët, për të gjithë opinionin publik amerikan.

Profesori 61-vjeçar, i raportuar si një prej më të zotëve dhe më të respektuarve prej studentëve, përpara se të ndryshonte identitet quhej James Wolcott.

Në vitin 1967, kur ishte 15-vjeçar, ai vrau prindërit e tij dhe motrën në banesën e tyre në Ilinois me një pushkë që ndodhej në shtëpi.


Profesori 61-vjeçar (majtas), i zbuluar si vrasesi 15-vjeçar, ne foton e dyte, foto e bere ne vitin ne te cilin vrau familjen e tij

Në marrjen në pyetje, ai argumentoi vrasjet me urrejtjen që ndiente ndaj nënës sepse ajo e kritikonte kur mbllaçitej, ndërsa tha se kishte vendosur të vriste të motrën sepse fliste me theks.

Një komision mjekësor, vlerësoi gjendjen e tij psikologjike dhe zbuloi se adoleshenti vuante nga skizofrenia paranojake, e përkeqësuar nga pëlqimi i të riut për të ngrënë ngjitësa, si vinovil e tutkall.


Krevari i pergjakur i prenderve te Wolcott, vendi ku ai vrau babain dhe nenen ndersa ishin duke fjetur

Si rrjedhojë, 15-vjeçari, i cili bëri bujë në kohën e tij me krimin e përbindshëm, u burgos në një institucion psikologjik, nga i cili u lirua gjashtë vjet më vonë, duke ndryshuar identitet dhe nisur një jetë të mbajtur të fshehtë nga sytë e publikut.

I regjistruar në një universitet për psikologji, Wolcott arriti të ngjiste gradualisht shkallët e karrierës, deri sa u bë drejtuesi i katedrës së universitetit të tij, një njeri i respektuar nga komuniteti dhe kolegët, që ende e kanë të vështirë të besojnë zbulimin e bërë nga shtypi amerikan.

Top Channel