Pentagrami misterioz në Kazakistan

03/08/2013 00:00

Një pentagram me përmasa gjigante u fotografua nga Google Earth në Kazakistan dhe menjëherë në forumet në internet dhe mediatike nisën teoritë mbi origjinën e tij.

Pentagrami njihet si simbol i adhuruesve të Djallit, taozmit në Kinë dhe i ndjekësve të Pitagorës. Shfaqja e tij në këtë zonë të Kazakistanit ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është veshur me mister.

Shumë e lidhin me një forcë jonjerëzore, të tjerë thonë se është vepër e ushtarakëve rusë që pranë rajonit kanë një bazë ushtarake.

Top Channel