51-vjeçarja e dehur: Jam Jack Sparrow

03/08/2013 00:00

Një 51-vjeçare u vendos në faqet e para të mediave britanike pas aventurës së saj si “Jack Sparrow” në drejtimin e një anijeje 25 metër të gjatë.

51-vjeçarja Alison Whelan, në gjendje totalisht të dehur dhe e shoqëruar nga një miku i saj, “rrëmbeu” një anije në një mol në brigjet angleze në ndjekje të aventurës së saj për të qenë një pirate.

Policia tha se në momentin që kishte mbërritur atje, 51-vjeçarja bërtiste “jam një pirate” dhe refuzoi të ndalonte mjetin, deri në momentin kur efektivët hipën në bord dhe e ndaluan.

Gjatë dëshmisë para autoriteteve, “piratja” tha se nëse s’do të ishte kapur, do t’i drejtohej Saint Tropez-it në Francë.

Menjëherë sapo i doli pija, ndaj saj u ngritën akuzat e dëmtimit të pronës private. Gjatë drejtimit të anijes Alison ka përplasur disa varka të tjera të ankoruara në mol duke shkaktuar një dëm total prej mijëra paundësh.

Top Channel