Tina Turner flet për martesën

26/07/2013 00:00

Tina Turner u martua fundjavën e kaluar me Erwin Bach në një ceremoni private në Zvicër dhe ka thënë se martesa “është diçka shumë e bukur”.

Këngëtarja 73-vjeçare deklaroi për revistën ‘Hello!’ se donte që ceremonia të kishte “aromë” amerikane dhe kështu ndodhi.

“Jam shumë e lumtur. Gjithçka po shkon mirë për mua. Martesa është diçka shumë e bukur. Doja një ceremoni me traditat amerikane dhe ashtu u bë”, tha Turner, e cila zgjodhi një fustan të zi për dasmën e saj.

“E kisha parë këtë fustan në një sfilatë në Pekin dhe vendosa ta merrja edhe pse nuk e dija a do e vishja ndonjëherë. Më pas mendova se do të ishte perfekt për dasmën time”, tha 73-vjeçarja.

Tina Turner dhe Erwin Bach kanë 27 vjet që janë lidhur bashkë, por vetëm tani vendosën të martohen.

Top Channel