Hopkins: Gruaja më shpenzon paratë

26/07/2013 00:00

Sir Anthony Hopkins është i martuar me 57-vjeçaren kolumbiane Stella Arroyave dhe jeton në Malibu ku e kalon kohën duke pikturuar, duke luajtur në piano dhe duke shëtitur në plazh.

“Kam një jetë të bukur dhe jam i lumtur”, thotë aktori uellsian, i cili është në martesën e tij të tretë.

“Stella është një grua e mrekullueshme që vdes për të shpenzuar paratë e mia, por ajo më ka bërë më të matur. Unë jam 75 vjeç, por më duket vetja 45 dhe i bëj gjërat me nxitim. Ajo më ndalon”, thotë Hopkins.

Gjithsesi, ai mendon se jeta e tij ka qenë e mrekullueshme: “E di që po plakem, por punoj ende dhe më pëlqen kjo gjë. Në shkollë më tallnin kur isha i vogël, por jam hakmarrë ndaj atyre fëmijëve duke u bërë ky që jam sot.”

Filmi më i ri i Anthony Hopkins është ‘Red 2’, i cili do të shfaqet për herë të parë në fillim të muajit gusht.

Top Channel