Zelanda e Re censuron ‘Maniac’

25/07/2013 00:00

Filmi i fundit i Elijah Wood, aktorit që ka luajtur rolin e Frodo Baggins në sagën “Zoti i Unazave”, është censuruar në Zelandën e Re.

‘Manianc’ është konsideruar “i dëmshëm për të mirën publike” dhe nuk mund të transmetohet në kinema apo të shpërndahet nëpërmjet DVD-ve. Ky film lejohet të shfaqet vetëm në festivalet e filmave apo gjatë leksioneve të shkollave të artit.

Filmi është xhiruar nga këndvështrimi i një vrasësi psikopat, i interpretuar nga Wood, i cili i heq skalpin e kokës viktimave të tij femra për t’i marrë flokët.

“Natyra e filmit dhe sjellja psikopate e aktorit Elijah Wood është e rrezikshme nëse filmi bie në duart e personit të gabuar”, thotë organizatorja e Festivalit të Filmit të Zelandës së Re që nis të premten.

Filmi është një “remake” i klasikut të William Lustig të vitit 1980 dhe ka regjinë e Franck Khalfoun. ‘Maniac’ është shfaqur për herë të parë në Festivalin e Kanës vitin e kaluar.

Top Channel