Dita Von Teese, mbretëresha seksi e Chicago-s

23/07/2013 04:20

Dita von Teese ka mahnitur spektatorët e lokalit “House of Blues” në Chicago, me spektaklin e ri “Burlesque: Strip, Strip Hooray!”.

Një “show” 90-minutësh, në të cilin, siç thotë mbretëresha e burleskut, bashkohen “tabuja me rrezikun e magjepsjen, por edhe bukuria e eleganca”.

Nuk ka munguar as numri i fundit, i njohur tashmë, me Ditën nudo, ne kupën e re dhe gjigante Martini, të veshur me Swarovski.

11 dhe 14 korriku, vetëm pak ditë më parë, kanë qenë një triumf i vërtët
për Dita von Teese, e cila ka deklaruar: “Kam nisur të bëj ekzibicione
në burlesqe që nga 1991, e më në fund arrita të vendos të gjithë numrat e
mi, më kryesoret, në një revistë, me një kast të seleksionuar dhe të
zgjedhur nga burleqet më të mirë”.

Me pak fjalë, edhe një tjetër herë Dita është imponuar si një
mbretëreshë, tashmë është një realitet i konsoliduar pas 20 vitesh
karrierë.

“Kur nisa gjithçka në fillim të viteve ’90 – kujton Von Teese, – bëja spektakle përpara ardhjes së internetit. Kështu, arrita të dokumentohesha me libra, fotografi dhe video për të kapur e mësuar artin e burleskut”.

Burlesku ka lindur në Angli, nga mesi i shekullit të 19-të, për të zbarkuar më pas në Amerikë në vitet ’40. Më pas u zhduk nga mesi i shekullit të 20-të, për t’u rishfaqur më i gjallë se kurrë vitet e fundit.

Top Channel