Depp: Dua të luaj në një film me Vanessa-n

22/07/2013 00:00

Johnny Depp mendon se ish-bashkëshortja e tij, Vanessa Paradis është një femër që fal shumë dhe se shpreson që në një të ardhme të afërt, të dy së bashku të rikthehen partnerë…por në një film.

“Vanessa është një nënë e mirë dhe një grua e mrekullueshme. Sinqerisht nuk ka hatërmbetje mes nesh. Vazhdojmë të jemi në kontakt me njëri-tjetrin dhe unë shpresoj që ndoshta nëj ditë të luaj në të njëjtin film me të. Përse jo?!”, deklaroi Depp.

Megjithatë fotot e mbërritura nga Berlini të aktorit dhe të dashurës së tij biseksuale, Amber Heard nuk ndihmojnë në përmbushjen e misionit të “Piratit”.

Fotot të tij me Amber dhe dy fëmijët e martesës së përfunduar së fundmi, kanë inatosur Vanessa-n. Të afërm të aktores thanë për mediat gossip në SHBA se asaj nuk i ka ardhur mirë që Depp ka takuar fëmijët i shoqëruar nga Amber.

Depp ka justifikuar vendimin për t’u prezantuar fëmijëve të tij Amber-in duke thënë se më e rëndësishme është koha e kaluar me ta, që duhet shfrytëzuar në maksimum për t’u rritur sa më të shëndetshëm.

Top Channel