Reçipetat që hapen me duartrokitje

17/07/2013 00:00

Zhvillimet teknologjike prekin të gjitha fushat dhe njëra ndër to është edhe moda. Një “artist” amerikan prezantoi “reçipetat ekonomike që zbërthehen vetëm duke përplasur duart”.

Reçipetat janë ndërtuar me hapje ballore, pa shpatulla, me një fije të hollë metalike që lidh dy anët të mbajtura bashkë nëpërmjet fushës magnetike, dhe më kryesorja kanë “Arduino”, platformën hardware.

Ideatori është Randy Sarafan. I frymëzuar nga intimet hi-tech që përdoren kryesisht në vendet arabe, Sarafan ndërtoi reçipetat e mëposhtme. Duke përplasur duart, “Arduino” merr sinjalin zanor dhe çaktivizon fushën magnetike që mban të lidhura intimet.

“Risia” e pagëzuar me emrin “Clap-off- Bra” është ende një prototip që nuk është ende në shitje, sepse ka një problem: është shumë e rëndë. Në blogun e tij, Sarafan thotë se “reçipetat high-tech” mund të jenë të dobishme gjatë një nate intime dhe nuk i këshillon ato në koncerte apo ceremoni të tjera ku ka duartrokitje.

Top Channel