Martohet Tina Turner
17/07/2013 00:00
Tina Turner është martuar për herë të dytë. Këngëtarja legjendare ka shkëmbyer unazat me të dashurin e saj prej shumë vitesh, Erwin Bach disa ditë më parë.
Sipas ‘The Sun’, ceremonia është zhvilluar në Zyrih.
73-vjeçarja, e cila ka marrë nënshtetësinë zvicerane në muajin prill, është e lidhur me 57-vjeçarin që nga vitet ’80.
Martesa e parë e Tina Turner përfundoi në vitin 1978 pas shumë vitesh abuzimi nga ish-bashkëshorti Ike Turner.
Top Channel