Japoni, operacione për ndryshimin e linjave të dorës

15/07/2013 00:00

Në Japoni dhe Kore të Jugut ka nisur një trend i ri në operacionet plastike: njerëzit ndryshojnë linjat e duarve në mënyrë që të ndryshojnë edhe fatin e tyre.

Leximi i dorës është shumë i përhapur në Azi. Duke parë linjat në pëllëmbën e dorës, fallxhorët i tregojnë të ardhmen njerëzve dhe ata persona që nuk e pëlqejnë atë që është shkruar për ta, tashmë bëjnë operacion për t’i ndryshuar këto linja.

Operacioni bëhet me anë të një pajisjeje elektrike që lë një shenjë të përhershme në dorë. Një klinikë në Japoni merr 1 mijë dollarë për një operacion të tillë dhe nuk i bën më reklamë kësaj ndërhyrjeje plastike pasi ka më shumë kërkesa seç duhet.

Meshkujt zakonisht kërkojnë zgjatjen e linjës së parasë dhe suksesit, ndërsa femrat zgjatjen e asaj të dashurisë/martesës.

Top Channel