Shtëpia e mbetur në vitin 1923

12/07/2013 19:20

Kur William Straw, pronari i një rrjeti ushqimoresh, ndërroi jetë në vitin 1932, e veja dhe fëmijët e tij vendosën që të mos ta ndryshonin kurrë shtëpinë, në mënyrë që gjatë të gjithë kohës të jetonin me kujtimin dhe imazhin e bashkëshortit e babait të tyre.

Kjo traditë familjare zgjati deri në vitin 1991, kur trashëgimtari i fundit i familjes Straw vendosi që t’i dhuronte pas vdekjes banesën një muzeu britanik.

Tashmë e shndërruar në një shtëpi muze, banesa është në gjendje që të ofrojë portretin e shkëlqyer, të një banese britanikësh të kamur, të pothuajse 100 viteve më parë.

Një shtëpi e prekur për herë të fundit në vitin 1923, ajo është në gjendje njëkohësisht të na rikthejë në atë epokë klasike dhe “të artë” midis dy Luftrave Botërore.

Top Channel