Amerikanët s’janë më të shëndoshët

10/07/2013 00:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë më populli më i shëndoshë në botë. Kjo jo për faktin se obeziteti është ulur në SHBA, por se përqindja e personave mbipeshë është tejkaluar nga fqinji i saj jugor, Meksika.

Sipas të dhënave të Organizatës së Botërore të Ushqimit që vepron nën umbrellën e OKB-së, 32.8 përqind e popullsisë meksikane është obeze. Shifra është një pikë përqindje më shumë se sa popullsia e Shteteve të Bashkuara, ku numërohen 31.8 përqind mbipeshë.

Rritja e frikshme e obezitetit në Meksikë i faturohet rritjes së mirëqënies dhe popullsisë urbane. Pjesa më e madhe e personave që janë mbipeshë i përkasin shtresës së mesme.

Raporti i Organizatës Botërore të Ushqimit është hartuar mbi bazën e të dhënave të grumbulluara që në vitin 2008 dhe sot flitet për një përkeqësim të situatës, sidomos tek fëmijët. Kjo organizatë ka lëshuar alarmin për rritjen sedentare të fëmijëve në Amerikën e Veriut, ndërsa krejt e kundërta ndodh në vendet e Afrikës Qendrore.

Mijëra fëmijë humbin jetën ose zhvendosen për shkak të mungesës së ushqimit në këto vende. Ata janë pre e abuzimeve dhe shpesh pjesë e guerrileve luftuese në rajon vetëm e vetëm për të siguruar ushqimin, thotë organizata.

Top Channel