Irak, sulm ndaj shiitëve, 22 të vdekur

02/07/2013 03:00

Të paktën 22 persona kanë vdekur nga një shpërthim bombe, që kishte për objektiv një xhami shiite në qytetin irakian të Muqdadiyah, mbrëmjen e së hënës, bën të ditur policia.

Sulmi erdhi në të njëjtën ditë, kur misioni i OKB-së në Irak dha shifra në lidhje me mbi 2500 irakianë të vdekur gjatë sulmeve të dhunshme, që prej prillit.

Muqdadiyah ndodhet rreth 80 km në veri-lindje të kryeqytetit, Baghdad. Ky është sulmi i fundit i një serie sulmesh vdekjeprurëse sektariane, që kanë goditur provincën Diyala të Irakut.

Iraku po përjeton dhunën më të ashpër sektariane gjatë viteve të fundit, teksa muaji maj është konsideruar si muaji më i përgjakshëm që prej qershorit 2008, sipas shifrave të publikuara së fundi.

Gjithsesi, shifrat e fundit të OKB-së mbi të vdekurit tregojnë një rënie të numrit të vdekjeve, nga 1045 në maj, në 761 në qershor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA