Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Apple po përgatitet të hedhë shumë shpejt në treg dy modele të rinj iPhone, njëri pasues i iPhone 5 dhe tjetri një model mini që do t’u ofrohet tregjeve me cmim më të lirë nga cmimet që zakonisht operon kompania amerikane.
Forumet teknologjike në internet thonë se nga informacionet e rrjedhura nga fabrikat e Apple në Kinë, prodhimi i këtyre modeleve ka nisur tashmë dhe se prezantimi i tyre dhe hedhja zyrtarisht për konsum në treg do të ndodhë jo më vonë se muaji shtator.
iPhone Mini do të ofrohet me cmim sa gjysma e produktit “nënë”, ndërsa dy dyja produktet do të operojnë me sistemin e ri të prezantuar së fundmit, iOS7.
Po sipas këtyre forumeve, që të dy këto modele janë projektuar e dezajnuar që në kohën kur Apple drejtohej nga i ndjeri Steve Jobs dhe hedhja e tyre në treg ishte parashikuar për në vitin 2014. Rritja e konkurencës, kryesisht e Samsung që hodhi në prill Galaxy S4, detyroi Apple të kundërpërgjigjet më shpejt duke hedhur iPhone 5S në shtator, ndërsa për në 2014 është parashikuar dalja e iPhone 6.
Sipas të gjitha gjasave, iPhone 5S do të ketë të njëjtën formë si iPhone 5, me disa ndryshime të vogla. Do të përmirësohet kamera, nga 8 megapixel do të jetë 12 megapixel dhe e pajisur me një flashled. Tjetër sektor ku do të vihet dorë për përmirësim është procesori. Apple besohet se do të përforcojë procesorin e iPhone 5S në krahasim me iPhone 5.
Sa të vërteta janë këto zëra? Për këtë duhet të presim shtatorin për ta mësuar.
Top Channel