Facebook ndërhyn në sistemin e reklamave

29/06/2013 00:00

Facebook paralajmëroi një rishikim total të sistemit të tij të reklamave pas shqetësimeve dhe ankesave se këto reklama shfaqeshin edhe në faqe me përmbajtja ofenduese dhe diskriminuese.

Sipas njoftimit, do të ketë kufizime të reja se ku do të shfaqen këto reklama. Vendimi i rrjetit social për të ndërhyrë mbërrin pas vendimeve të disa kompanive për t’u tërhequr nga fushata e tyre e marketingut në Facebook pasi reklamat e tyre shfaqeshin në faqe me përmbajtje ofenduese.

Për këtë arsye, Facebook po kërkon të heqë reklamimet në shumë prej faqeve të tij. Lëvizja mbërrin pas ankesave të “Sky” se reklamimi i “M&S” shfaqej në një “Fan page”, të quajtur “Cute and gay boys”.

“Jemi në dijeni se duhet të bëjmë më shumë për të ndaluar reklamimin në faqe dhe grupe ofenduese, ndaj kemi vendosur të ndërhyjmë”, thuhet në një njoftim zyrtar të kompanisë së Mark Zuckerberg.

Reklamimet përbëjnë një pjesë të madhe të të ardhurave që siguron kompania dhe nga to varet edhe ecuria e aksioneve të rrjetit social në bursë.

Top Channel