Kulla Eiffel, simbol i Francës dhe tërheqja kryesore turistike e Parisit, mbeti të mërkurën e mbyllur për të ditën dytë radhazi.

Me qindra mijëra turistë, të cilët aktualisht ndodhen në kryeqytetin francez, kanë mundësinë që të admirojnë këtë kryevepër të përfunduar në vitin 1889 vetëm nga bazamenti i strukturës, por nuk mund të ngjiten në majën e saj për të adhuruar Parisin nga lart.

Në orën nëntë të mëngjesit, ndërsa rradhët në orarin e hapjes ishin formuar, sindikata e punëtorëve të Eiffelit lajmëroi se kishte vendosur të vazhdonte grevën e mbajtue edhe një ditë më herët.

Punonjësit e Eiffelit janë bashkuar në grevë në kërkim të kushteve më të mira të punës, uljen e tarifave për siguracionet dhe rritjen e pagave.

Si rrjedhojë, 30 mijë vizitorë që vizitojnë mesatarisht kullën çdo ditë, kanë mbetur të zhgënjyer. Për të gjithë ata shqiptarë që gjenden në Paris dhe që duan të vizitojnë Eiffelin, ende nuk ka një lajmërim nëse kulla do të jetë e vizitueshme gjatë së enjtes.

Top Channel