Xhaxhai i Bashar al-Assad, 70 mln euro në një ditë

25/06/2013 21:10

Ndërsa lufta civile në Siri po i kushton në mënyrë të përditshme qindra njerëzve të thjeshtë, xhaxhai i diktatorit Bashar al-Assad fitoi 70 milionë euro në një ditë, duke shitur një ndërtesë shumëkatëshe në pronësinë e tij në një lagje rezidenciale të Parisit.

Një shumë e tillë, do të shkojë vetëm për të rritur rehatinë dhe luksin në të cilin jeton 75-vjeçari Rifaat al-Assad, i njohur edhe si “Kasapi i Hamës”, pasi në vitet 1970, besohet se ishte arkitektri i shfarrosjes së 25 mijë qytetarëve sirianë, me urdhër të presidentit të atëhershëm, Hafez al-Assad, babai i Bashar.

Rifaat, i cili në atë kohë drejtonte policinë dhe shërbimet sekrete, shtypi me brutalitetin më të madh një revoltë popullore të motivuar nga pakënaqësia e drejtimit të vendit me shumicë sunite, nga një pakicë alauite, degëzim i shiitëve, duke ekzekutuar me dhjetëra mijëra, me skuadra bombardimesh dhe qitje me artileri mbi civilët, në qytetin e Hamës.


Lagjia rezidenciale ne Paris, ku Rifaat kishte ne pronesi nje ndertese shumekateshe

I “mërzitur” nga jeta në lagjen më shik të kryeqytetit francez, Rifaat al-Assad nxorri fillimisht supervilën e tij në shitje për 100-110 milionë euro, por pranoi të zbriste kërkesën deri në 70 milionë.


Nje lagje rezidenciale ne Aleppo, e shkaterruar teresisht nga lufta civile ne vazhdim

Nuk është e qartë se cila do të jetë tashmë rezidenca e re e Rifaat, por gjetja e një vendi për të jetuar nuk do të jetë një problem për të jetuar për 75-vjeçarin, i cili zotëron disa biznese, vila dhe një rezidencë luksoze me vlerë 20 milionë euro, në Londër.

Top Channel