Rotacion në Katar, sheiku i lë të birit shtetin dhe… 100 mld dollarë

25/06/2013 17:00

Ndërsa Shqipëria përgatitet për një rotacion politik, e njëjta gjë duket se po ndodh edhe në Katar, ku kreu i shtetit jashtëzakonisht të pasur në Lindjen e Mesme, trashëgoi të martën pushtetin tek i biri.

Sheiku Tamim bin Hamad al-Thani, vendosi që të heqë dorë nga drejtimi i vendit në favor të sheikut Hamad bin Khalifa al-Thani, i preferuari midis djemve të tij të shumtë.

Tashmë ish-kreu i shtetit, al-Thani largohet nga skena politike për të shijuar një pasuri të jashtëzakonshme, por edhe me sigurinë e përjetësimit të emrit të tij në historinë e Katarit, pasi ishte 61-vjeçari ai që ngriti shtetin e vogël të Gjirit Persik në një prej më të pasurve në botë.


Tranzicioni nga babai (majtas), tek i biri (djathtas)

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Hamad al-Thani tha se kishte ardhur koha që e ardhmja e vendit të kalohet në duart e një brezi të ri, më të motivuar dhe me më shumë ide, pas 18 viteve të udhëheqjes së tij.


Doha, kryeqyteti i Katarit

I biri, tashmë do të ketë detyrën që të administrojë të ardhurat e pamata të ardhura nga eksporti i naftës, por edhe një fond investimesh prej 100 miliardë dollarësh, që kontrollon aktualisht tërësisht apo pjesërisht disa prej bizneseve e kompanive shumëkombëshe më të mëdha të botës.


Londer, qiellgervishtesi me 72 kate eshte nje ndertese ne pronesise e familjes al-Thani. Nje prej zoterimeve te shumta te saj

Top Channel