Vret veten dhe burrin duke parkuar

24/06/2013 00:00

Një grua do të hyjë në histori si shoferja më e keqe ndonjëherë, ndërsa vrau burrin dhe veten e saj… duke parkuar makinën në garazhd.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fundjavë në qytetin e Fenguas, në Kinë.

41-vjecarja sapo kishte kaluar testin e drejtimit dhe kishte blerë një makine luksoze, një “Lexus”, të cilin e linte në një garazhd brenda kompleksit të apartamenteve në të cilin jetonte.

Duke pasur vështirësi në parkim, ajo i kërkoi bashkëshortit të saj qe ta ndihmonte në parkim, por në proces e sipër, teksa ai i udhëzonte, e ngjeshi me pjesen e pasme të makinës pas murit në mënyre fatale.

Ende pa e kuptuar se çfare po ndodhte, gruaja duke ndiere diçka anormale, eci pak metra perpara për të parë se çfare kishte ndodhur.

Megjithatë, pa e kuptuar se kishte shtypur për vdekje bashkeshortin, vazhdoi me marshin e pasëm te fuste makinen ne garazhd.

Në proces, pasi kishte nxjerrë kokën jashte dritares për të parë pas, u tregua e pavëmendshme për të kontrolluar distancën me murin, një pakujdesi e dytë fatale, pasi goditja e murit me kokë e tij, ndonëse me shpejtësi të ulët, i shkaktoi një frakturë vdekjeprurëse në kafkë.

Nje rast tragjik dhe unik, i cili tregon se ndonjehere, gjerat me te thjeshta behen aq te veshtira e te rrezikshme, nese nuk i kushton rendesine e duhur.

Top Channel