Vota e fotografuar e Nokës, “Corriere” ironizon Shqipërinë

24/06/2013 00:00

Ministri i Brendshëm, Flamur Noka, u shndërrua në protagonist të mediave ndërkombëtare, në mënyrë të pavullnetshme ditën e dielë.

Gjithçka mori shkas nga vendimi i tij për të fotografuar votën në favor të Partisë Demokratike, në zgjedhjet e së dielës, edhe pse diçka e tillë është antiligjore dhe në bazë të kodit të ri zgjedhor, e dënueshme deri me tetë vjet heqje lirie.

Pasi fotografoi votën e tij, kryesuesi i listës së deputetëve demokratë në Qarkun e Kukësit e vendosi atë në rrjetin e tij në “Facebook”, ku mori përgëzime prej përkrahësve e militantëve të djathtë, por dhe një varg kritikash për sjelljen e jashtëligjshme.


Vota e fotografuar prej ministrit Noka, publikuar ne rrjetin e tij te “Facebook”, ku qendroi per disa ore perpara se te fshihej si postim

E informuar për këtë ngjarje, “Corriere della Serra” publikoi një fotolajm, në të cilën ironizonte: “Ndodh në Shqipëri, ministri i Brendshëm është i pari që shkel ligjin”.

Komentin e plote te “Corrieres” mund ta gjeni ne linkun e meposhtem:

http://www.corriere.it/Primo_Piano/Esteri/2013/06/23/pop_ministro-voto.shtml

Top Channel