Automjeti katapultohet për bamirësi

24/06/2013 00:00

Një automjet u katapultua me një katapultë mesjetare në një lartësi deri 50 metra në ajër, gjatë një eventi të çuditshëm bamirësie në Shropshire, Britani e Madhe.

Peugeoti i kuq fluturoi në ajër për disa sekonda, përpara se një bombë e telekomanduar molotov të shpërthente brenda saj gjatë trajektores, për të rritur efektet vizive.

Automjeti u përplas më pas dhunshëm me tokën, duke argëtuar të gjithë pjesëmarrësit.

Eventi i çuditshëm ishte organizuar nga pronari i një rrjeti të prodhimit të verës, i cili është angazhuar në grumbullimin e qindra mijëra eurove për të financuar aktivitetet e bamirësisë së një kishe lokale.

Top Channel