Vetëm 14 vjet burg për ish-bosin e Enron-it

22/06/2013 02:40

Dënimi me burg për ish-bosin e Enron-it, të goditur nga skandali, është reduktuar nga Apeli me 10 vjet, duke u ulur në vetëm 14 vjet dënim.

Jeffrey Skilling drejtoi Enron-in, teksa kjo u përfshi në një nga mashtrimet më të mëdha korporative në historinë e SHBA-ve.

Në këmbim të këtij dënimi më të lehtë, Skilling, i cili është burgosur që prej 2006-s, ka pranuar të ndalë apelimin ndaj dënimit të tij.

Mijëra punëtorë humbën vendet e tyre të punës dhe kursimet e pensionit, kur firma e energjisë Enron falimentoi në 2001.

Rrënimi i kompanisë erdhi pas zbulimeve se drejtuesit kishin mbuluar gjendjen e dobët të financave të tyre, me mashtrime në bilancet financiare dhe marrëveshje me firma hije.

Marrëveshja mes Skilling dhe prokurorëve federalë lejon gjithashtu që, më shumë se 40 milionë dollarë të sekuestruara prej tij, do të shpërndahen ndaj viktimave të mashtrimit të Enron-it.

Dënimi i tij pritet të mbarojë tashmë në dhjetor të vitit 2020.

Top Channel