Namibi, operohet me sukses vogëlushi me 4 këmbë

21/06/2013 00:00

Një vogëlush 2-muajsh nga Namibia, i lindur me 4 këmbë, i është nënshtruar një operacioni të vështirë me anë të të cilit i janë hequr me sukses dy gjymtyrët e tepërta.

Andrew Palismwe është në gjendje të mirë shëndetësore pas operacionit që zgjati 9 orë dhe që u krye në Kejp Taun të Afrikës së Jugut.

Fëmija lindi më 6 prill me dy këmbë shtesë në pjesën poshtë stomakut dhe mendohet se kjo ka ndodhur për shkak të një binjaku të pazhvilluar.

Nëna e fëmijës thotë se djali i saj po i përgjigjet mirë mjekimit dhe falenderoi qeverinë që pagoi për operacionin të cilin ajo nuk e përballonte dot.

Gjithsesi, ajo dhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë pranuar të zbulojnë se sa ka kushtuar ky operacion.

Top Channel