Francë, Google shkel privatësinë

20/06/2013 00:00

Google ka tre muaj kohë për të rregulluar veprimtarinë e saj në
përputhje me ligjet franceze për privatësinë, në të kundërt do të
gjobitet.

Lajmin e ka bërë të ditur Komisioni Kombëtar i Informatikës dhe Lirive, me seli në Paris, duke shtuar se edhe pesë vende të tjera do të miratojnë në fund të korrikut masa të ngjashme kundër politikave të shoqërisë së Mountain View në fushën e privatësisë.

Sipas burimit, bëhet fjalë për Italinë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Holandën dhe Spanjën. Nëse Google nuk do të përshtatet sipas legjislacionit francez do të rrezikojë të dënohet me një gjobë që arrin në 300 mijë euro.

Parisi i kërkon ndër të tjera kompanisë që t’u sqarojë përdoruesve në ç’mënyrë përdoren të dhënat e tyre personale. KKIL është autoriteti administrativ përgjegjës për të garantuar aplikimin e ligjit mbi tutelën për të dhënat personale.

Top Channel