Më 23 qershor Hëna do të jetë më afër se kurrë me Tokën dhe falë kombinimit mes hënës së plotë dhe distancës më të afërt me tokën në orbitën e saj eliptike rreth planetit tonë do të jemi dëshmitarë të asaj që njihet si super-Hëna.

Fenomeni ndodh një herë në pak më shumë se një vit. Për disa orë mund të shihet më sy të lirë si asnjëherë tjetër gjatë gjithë vitit.

Disa studiues dhe shkencëtarë i faturojnë pikërisht këtij fenomeni një sërë katastrofash natyrore, si tërmete, tsuname apo përmbytje të mëdha. Megjithatë, të tjerë këmbëngulin se nuk ka asnjë të dhënë shkencore për të lidhur “super-Hënën” me katastrofat natyrore në Tokë.

23 qershori është një natë për të mos u humbur sepse për të parë Hënën “në formën e saj super”, duhet pritur gushti i vitit të ardhshëm.

Top Channel