Europa, në rrugën e duhur drejt Marsit

18/06/2013 16:25

Planet e Europës për të eksploruar Marsin me një satelit në vitin 2016 dhe një robot që do të ulet në sipërfaqe të Planetit të Kuq dy vjet më vonë përparuan në rrugën e duhur, pas nënshkrimit të disa kontratave kyçe të ndërtimit të pajisjeve, këtë të martë.

Qëllimi i dytë i këtyre misioneve do të jetë zbulimi i mëtejshëm i përmbajtjes së gazeve në hapësirë.

Projekti zhvillohet nga “ExoMars”, një konsorcium nën mbikqyrjen e Bashkimit Europian, me investime të përbashkëta të vendeve anëtare.

Në muajt e fundit, eksplorimi i Marsit kishte shkuar shumë pranë anullimit, për shkak të problemeve në sigurimin e financave, pas shkurtimit të buxhetit të përbashkët europian.

Megjithatë, me nënshkrimin e kontratave të reja, tashmë realizimi i objektivave duket më pranë se kurrë.

”Është ende e vështirë dhe nuk ka një garanci që do të mbetemi brenda afateve, por kam besim se projekti ynë afatgjatë tashmë do të realizohet”, deklaroi Alvaro Gimenez, një prej shkencëtarëve të përfshirë në këtë projekt.

Top Channel