Nga dita e shtunë, të paktën zyrtarisht, nuk ka më polici serbe në veri të Kosovës, raportoi të dielën portali “Telegrafi”.

Mbyllja e stacionit policor në Leposaviç bëri që kryetarja e komunës së Mitrovicës së Veriut, Ksenija Bozoviç, t’i adresohet Policisë së Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në këtë zonë të vendit.

Pas shpërbërjes së strukturave paralele të policisë serbe në Veri, disa prej këtyre policëve do të nxirren në pension, ndërsa disa do të kalojnë në Policinë e Kosovës, me pjesën e mbetur që do të sistemohet në policinë serbe.

Fat të njëjtë do të kenë brenda brenda pak ditësh edhe policët serbë në Zveçan, veri të Mitrovicës dhe Zubin Potok.

Sipas mediave serbe, Beogradi po nxit shtetasit e tij pas marrëveshjes së Brukselit, që të marrin pjesë në Komisionin Zgjedhor të Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA