Cameron: Ndonjëherë punoj edhe me pizhama

15/06/2013 00:00

Kryeministri britanik David Cameron pranoi se herë pas here ai punon i veshur me …pizhama.

Kryeministri e tregoi këtë sekret për një emision të BBC, “Have Your Say”. “Unë cohem shumë herët në mëngjes dhe nis punoj përpara se të vishem me veshjen zyrtare. Kështu që, po, punoj edhe i veshur me pizhama”, tha Cameron.

Kryeministri dukej shumë i çlirët në përgjigjet dhënë për këtë emision.

Top Channel