Një kryqëzor i vërtetë, me të gjithë ambientet që ofron një anije e ndërtuar për të transportuar pushues anembanë botës… vendosur mbi një kodër.

Kjo është ajo që ndodh në Korenë e Jugut, ku një ide gjeniale shndërroi një kryqëzor të nxjerrë jashtë shërbimit në një hotel luksoz në bregdetin e Jeongdongjinit.

Shumë shpejt, hoteli-kryqëzor është shndërruar në një “magnet” të rrallë turistësh, të cilët përveç pamjes panoramike, mund të gjejnë në gjirin e këtij “hoteli” edhe restorante e klabe me pesë yje, një sallë të mrekullueshme martesash, fushë volejbolli, palestër, një pishinë spektakolare e madhe edhe një pistë në miniaturë golfi.

E të gjitha këto, me garancinë që nëse një tsunami do të godasë brigjet e rrezikuara koreane, ata janë në vendin e duhur për të shpëtuar.

Midis 211 dhomave, e disa apartamenteve të ideuara si suita, kryqëzori ofron çmime që nisin nga 60 euro nata, të përballueshme për këdo që do të ketë para të mjaftueshme, për të shkuar deri në Korenë e largët.

Top Channel