Të rinj plot pasion treguan në “Pasdite në Top Channel” nismat e tyre të suksesshme. Dëshira dhe vullneti për punë mbajnë bashkë prej 12 vitesh “Musketierët” e rinj të skenografisë.

Redian Preni, Lirim Lila dhe Herald Xhafo thanë se sekreti i tyre është se nuk i thonë jo asnjë lloj pune. Ndërkohë, Anisa Sinani rrëfeu se si lumturon me lule jetën e saj dhe të të tjerëve. Kelvin Andoni, i edukuar me klulturën e punës që 12 vjeç, në moshën 20-vjeçare vendosi të krijojë një agjenci turistike e cila i rezultoi mjaft e suksesshme.

50 vjet i ndajnë dy miqtë, Collin dhe Ernest, por së bashku kanë arritur të realizojnë një mrekulli. Collin Smith u përfshi në një aksident të tmerrshëm me makinë, ku mbeti i paralizuar nga gjoksi e poshtë. Ernest Greene, një inxhinier i cili shumë shpejt do të dalë në pension, dëgjoi për aksidentin nëpërmjet kishës së tij dhe ndjeu atë që ai e përshkroi si një thirrje për të ndihmuar të riun. Ai telefonoi familjen Smith duke u ofruar shërbimet e tij për të ndihmuar atletin e aksidentuar. Gjatë katër viteve të shkollës së mesme, Ernest ka vepruar si një infermier dhe shofer për Collin. Kur Smith hyri në kolegj, Green filloi ta ndihmojë atë për plot 12 orë në ditë. Ai largohej nga shtëpia e tij para agimit për të marrë të riun në orën 6 të mëngjesit. Pasi e ngrinte nga krevati dhe e bënte gati për shkollë, inxhinier Greene e shoqëronte atë për 45 minuta me makinë deri në kampusin e studimeve. Ai mori pjesë në çdo klasë me Smith derisa u diplomua dhe mori të gjitha shënimet për të, ndërkohë që e shtynte më shumë se tre kilomtera në ditë. Pasi mbyllën kolegjin, tashmë ata po përgatiten për universitetin.

Është konsideruar si mjaft inspiruese historia e një gruaje në Angli e cila arriti të humbasë rreth 100 kilogramë nga pesha e saj. Sue Thompson filloi të hante vetëm ushqime të freskëta të gatuara në shtëpi dhe të kujdesej për trupin e saj vetëm pasi ajo mendonte se bashkëshorti dhe vajza e saj ndiheshin keq nga aspektet e saj fizike. 40-vjeçarja e cila asnjëherë nuk kishte marrë pjesë në aktivitete familjare apo pushime me familjen tashmë thotë se jeta e saj ka ndryshuar plotësisht.

Ndeshja e kombëtares tonë me Norvegjinë ka bërë që Elvis Kabashi të kërkojë të veshë ngjyrat kuq e zi. Edhe pse e kishte refuzuar ftesën e Federatës Shqiptare të Futbollit, Kabashi është penduar dhe tashmë mezi pret një përgjigje nga FSHF-ja.

Top Channel