Kur peshku është më i madh se peshkatari

14/06/2013 10:30

Një peshkatar britanik kapi një shojzë (lloj peshku i Atlantikut Verior) në të gjatë dhe të shëndoshë se sa ai.

Gjatë një peshkimi rutinë, pranë Ishujve Shetland në Skocinë e Veriut, peshkatari bëri këtë kapje të pabesueshme, të peshkut 70 kilogramësh dhe mbi dy metra të gjatë.

Shojza gjigante besohet se ishte më e moshuar se 50 vjeç në momentin në të cilin u kap prej rrjetave të peshkarexhës.

Krenar me kapjen e realizuar, peshkatari shiti peshkun për 1 mijë paund në një restorant londinez, i cili do t’a shërbejë atë për 300 persona.

Menuja, e peshkut me patate, në restorant do të kushtojë 9,50 paund, duke sjellë të ardhura prej mbi 3 mijë paundësh për restorantin.

Top Channel