Nudizëm në “Big Brother Africa”

13/06/2013 21:30

Ndjekësit e Big Brother Africa mund të regjistrohen në një shërbim special që i lejon të shohin konkurrentët duke u larë krejtësisht nudo.

Ky shërbim kushton rreth 8 euro dhe gjatë kësaj jave ka pasur klipe nga dy banore femra duke bërë dush: Pokello nga Zimbabve dhe Cleo nga Zambia.

27-vjeçarja Pokello është parë krejtësisht e zhveshur duke u larë në vaskë, ndërsa 23-vjeçarja Cleo është parë “topless” në dush.

Cdo person mbi 18 vjeç mund të regjistrohet në BBVIP për të parë montazhin e përditshëm prej një ore ku banorët shfaqen krejtësisht nudo.

Big Brother Africa është në edicionin e tij të tetë dhe në të marrin pjesë 28 konkurrentë nga 14 shtete afrikane.

Top Channel