Azbi Kasaj mallkon sërish elektoratin

13/06/2013 00:00

Azbi Kasaj, kandidati i Partisë së Punës së Shqipërisë (PPSH) për qarkun
e Gjirokastrës, i njohur katër vite më parë për deklaratën e tij “Ai që
nuk voton mua i daltë kanceri mu në grykë”, ka lëshuar sërish një
tjetër deklaratë “bombë” në televizionin lokal AOS, raporton programi
Za-Lart për denoncimin e incidenteve elektorale.

“Ata që s’më japin votën u bëfshin qen e mace e bredhshin nëpër koshat e plehrave”, ka mallkuar Kasaj kësaj here.

Politikani Kasaj është bërë i famshëm vetëm për shkak të mallkimeve popullore që hedh mbi njerëzit që i mendon si jo mbështetës të tij.

Top Channel