Të shpërfytyruar, të braktisur dhe të lënë në një mjerim të papërshkrueshëm, këta janë lebrozët e fundit të mbetur në Kinë.

Shtatë të mbijetuar, nga 200 të prekur me sëmundjen e rëndë ngjitezë të lebrës, u izoluan vite më parë në një fshat malor në krahinën e Junanit.

Shumica e tyre nuk janë lejuar më kurrë që të rikthehen në botën e civilizuar dhe as të takojnë familjarët e tyre, nga frika se mund të përhapin sëmundjen.

Autoritetet, nga ana e tyre janë kujdesur vetëm për t’i siguruar një dozë ushqimi minimal për të mbijetuar, por pa ilaçe, trajtim e përkujdesje të tjera, tashmë vetëm shtatë prej të sëmurëve kanë mbetur gjallë.

Të trajtuar me një mizori të tillë, fakti që të shtatë kanë arritur të mbijetojnë kaq gjatë, të prekur nga kjo sëmundje pothuajse e zhdukur në ditët e sotme, është misteri i vërtetë i një reportazhi britanik, që vendosi në qendër të vëmendjes mënyrën çnjerëzore më të cilën trajtohen njerëzit e sëmurë në Kinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA