Ku të kalosh “muajin e mjaltit”

12/06/2013 18:20

Planifikimi i dasmës kërkon shumë kohë që të realizosh çdo detaj të dëshiruar, por ndonjëherë na dalin të papritura që as nuk i kishim imagjinuar.

Një nga pjesët më të rëndësishme për çdo çift është edhe pushimi pas ditës së dasmës. Është muaji që të gjithë e presin me padurim e që botërisht njihet si muaji i mjaltit.

Në një numërim mbrapsht, “Top Lista” e 10 vendeve më interesante për t’u vizituar gjatë muajit të mjaltit për 2013-ën fillon me Kroacinë.

Porec, Kroaci –  Është një qytet i vogël në gadishullin e Istrias dhe është cilësuar shpesh si Toskana e re. Plazhet e mrekullueshme, ushqimi i shijshëm dhe mikpritja janë disa nga pikat e forta të këtij vendi, që renditet i 10-i ndër larmishmërinë e vendeve ku mund të kalosh momente të paharrueshme.

Cope Town, Afrikë e Jugut
– Është një qytet piktoresk në Afrikën e Jugut. i rrethuar nga plazhe të mahnitshme, por edhe terreni malor dhe aventurat janë një magnet për të sapomartuarit. Mundësia për të parë kafshë të egra, kulinaria dhe galeritë e artit janë vlera të një prej vendeve që duhen vizituar për 2012-ën.

Rottnest Island, Australi
– Diell, det, aventurë, ski, sërf, romancë. Plazhe tropikale dhe intimitet… Me pak fjalë, në këtë vend ka mundësi zgjedhje pa fund për çiftet e reja dhe muajin e tyre të shumëëndërruar.

Maldivet – Më shumë se 1 000 ishujsh të grupuar në mes të oqeanit Indian dhe i pasur me kopshte nënujore, ky vend shndërrohet në një destinacion perfekt për të kaluar pushime tropikale. Nëse ka nga ata çifte qe ende janë të etur për të festuar, ishujt janë me të vërtetë një vend ku ende mund të vazhdoni t’i gëzoheni jetës bashkëshortore që sapo ka nisur.

Algarve, Portugali – Nëse jeni duke kërkuar diçka të ndryshme për muajin tuaj të mjaltit mund të shkoni në Algarve. Kështjellat mesjetare, vendpushimet e golfit dhe fshatrat nëpër brigje ju shpëtojnë nga zhurmat e pushuesve të shumtë që shijojnë kohën e tyre të relaksit.  

Phuket, Tailandë – Renditet i 6-i me plazhet e bukura ranore dhe shumë ishuj për të vizituar. Shëtitjet në muajin e mjaltit në këtë vend do të ishin shumë romantike dhe larg zhurmave dhe stresit të jetës së përditshme.

Spanja – Shumë do të dëshironin të shijonin plazhet, valltarët e flamengos dhe shpirtin e tyre artistik. Në 2013-ën Spanja ka hyrë në 5-en më të mirë të vendeve që mund të shkosh për muaji mjalti.

Cancun, Meksikë – Ata që dëshirojnë të qetësohen pas gjithë lodhjes së planifikimit të dasmës mund të shijojnë rrezet e diellit në plazhet mbresëlënëse të Cancun. Nëse sportet e ujit përbëjnë interes këshilluesit e pushimeve kanë menduar se për çiftet e reja kjo do të ishte një aventurë më vete.

Romë, Itali – Një shprehje e vjetër thotë: “Kur je në Romë, bëj çdo gjë që bëjnë romanët”. Struktura e qytetit, artet e Da Vincit, Mikelanxhelos, galeritë, Coloseumi, Vatikani, vilat, kopshtet, dyqanet… Me pak fjalë ka një mori arsyesh për të përzgjedhur Romën si të përzgjedhurin tuaj për të kaluar pushimet e para si çift.

Nju Jorku – Në vendin e nderit, në vendin e parë janë klasifikuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Nju Jork-u. Nëse do të kaloni pak kohë në të ashtuquajturën molla e madhe do të bini në dashuri me këtë qytetet dhe do të kuptoni se nuk ka vend tjetër si ky në të gjithë planetin për të kaluar çdo moment përkrah personit që ke vendosur të kalosh përkrah jetën.

Top Channel