Kryeministri Sali Berisha u premtoi fermerëve të Delvinës dhe të Sarandës ndërtimin e plotë të infrastrukturës me rrugë dhe me vaditje, në 4 vitet e ardhshme.
Por, sipas kryeministrit Berisha, përballë alternativës së Partisë Demokratike, që u siguron fermerëve lehtësitë më të mëdha fiskale, për rritjen e prodhimit të tyre, qëndron alternativa e mashtrimit.
Sali Berisha thotë se Edi Rama u ofron shqiptarëve taksën e mashtrimit, që nuk rrit, por shkatërron vendet e punës, dhe heqjen e TVSH-së për 5 produkte bazë, që nuk synon uljen e çmimeve, por falimentimin e fermerëve shqiptarë dhe krijimin e monopoleve të ushqimeve, nga deputetët miliarderë të Partisë Socialiste.
Ndërsa, duke inauguruar një rrugë të re në komunën e Mesopotamit, kryeministri Berisha e përqendroi vëmendjen te premtimi i përfundimit të të gjithë infrastrukturës rrugore të vendit, në fshat dhe në qytet, brenda 4 viteve të ardhshëm.
Sali Berisha thotë se Partia Demokratike meriton një mandat të ri, sepse është provuar si forca politke e premtimeve të mbajtura, ndërsa, nga ana tjetër, sipas kryeiministrit, është një alternativë me premtime boshe.
Një premtim të mbajtur, kryeministri konsideroi edhe ndërtimin e terminalit të anijeve “Crociera”, në portin e Sarandës. Kjo do të thotë se, për herë të parë, anijet turistike deri në 200 metra mund të ankorohen brenda portit të Sarandës dhe kjo risi, sipas kryeministrit Berisha, mundëson rritjen e numrit të turistëve, zhvillimin e turizimit dhe rritjen e të punësuarve në këtë sektor.
Duke vënë në dukje mungesën e kryetarit socialist të Bashkisë së Sarandës, në këtë inaugurim të rëndësishëm për qytetin, kryeministri bëri krahasimin se ku dallojnë, sipas tij, dy alternativat që përballen në zgjedhje.
“Për ne i pari është qytetari, për ata i pari është kryetari”, tha Berisha.
Berisha: Bashkohuni me fitoren tonë!
Kryeministri mbron modelin e taksimit të përdorur nga mazhoranca e tij
Në qarkun e Gjirokastrës, fillimisht në Përmet dhe pastaj në Tepelenë,
kryeministri Sali Berisha kishte vetëm një ftesë për shqiptarët:
“Bashkohuni me fitoren tonë sepse ne kemi vetëm një qëllim: rritjen e të
ardhurave tuaja, rritjen e mirëqënies suaj.”
Sali Berisha thotë se Partia Demokratike meriton një mandat të ri sepse është provuar si forca politike e premtimeve të mbajtura, ndërsa nga ana tjetër, sipas kryeministrit, është një alternativë me premtime boshe: “Shoku i autobuzit mavi thotë se do të punësojë 300 mijë, po se ku do t’i punësojë, vetëm autobuzi i tij e di sepse ai nuk ka alternativë.”
Ne Tepelenë, pjesë e qarkut të Gjirokastrës, kryeministri Berisha promovoi programin e punësimit të Partisë Demokratike duke e cilësuar atë si shtyllën kurrizore të qeverisjes së tij edhe për mandatin e ardhshëm: “Mbi të gjitha, ju ftoj të bashkohemi për punësimin dhe mirëqënien tuaj. Ne të cilët sipas Komisionit Europian ia dolëm të ulim papunësinë në këto 4 vite, ne jemi të vendosur për punësim masiv.”
Sipas kryeministrit, përballë kësaj alternative qëndron ajo e Edi Ramës, që siç thotë Sali Berisha, u ofron shqiptarëve taksën e mashtrimit që nuk rrit, por shkatërron vendet e punës dhe heqjen e TVSH-së për 5 produktet bazë që nuk synon uljen e çmimeve, por falimentimin e fermerëve shqiptarë dhe krijimin e monopoleve të ushqimeve nga deputetët miliarderë të Partisë Socialiste.
“Shpërndan gënjeshtra nga autobuzi mavi me të cilat mendon se do të mashtrojë shqiptarët. E vërteta është se shiptarët janë më të bashkuar se kurrë në fitoren tonë të përbashkët”, deklaroi Berisha.
Top Channel